Një person kishte sulmuar fizikisht një tjetër i cili si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:50 në rrugën “Normalja e Gjakovës”, në Gjakovë.
Tutje thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar një boks hekuri si dëshmi që lidhet me rastin, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rr. Normalja e Gjakovës, Gjakovë / 08.09.2026 – 17:50. Me 10.09.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një boks hekuri si dëshmi që lidhet me rastin, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/