Një grua nga Germantown, Maryland, ka fituar për herë të dytë këtë vit çmimin prej 50 mijë dollarësh në lotarinë Pick 5.
Ajo kishte blerë biletën fituese për shortin e 23 gushtit në një pikë karburanti në Germantown Road.
Gruaja tregoi se çdo të martë dërgon nipin e saj për të blerë biletat e Pick 3, Pick 4 dhe Pick 5.
Dhe bëhet fjalë për gruan e cila në fillim të këtij viti, kishte fituar edhe një tjetër çmim prej 50 mijë dollarësh.
“Oh, Zot, përsëri fitova pesë shifrat”, tha ajo, duke telefonuar menjëherë nipin për t’i treguar lajmin. /Telegrafi/