Një veturë me targa të Norvegjisë, e cila dyshohet se ishte e vjedhur në këtë shtet, është ndaluar nga njësia mobile e Doganës së Kosovës.
Sipas raportit policor, vetura ishte ndaluar më 14 tetor 2026, ndërsa drejtohej nga një mashkull kosovar.
Pas verifikimeve të kryera nga njësia mobile e Doganës, është konstatuar se vetura figuron si e vjedhur në Norvegji.
Më pas, automjeti është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Njësia e Auto-Krimeve.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti dhe kanë nisur procedurat e mëtejshme hetimore.
Burimi: klankosova.tv ↗

