Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, ka kujtuar viktimat dhe ka shprehur solidaritetin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama ka thënë se 11 Shtatori mbetet një prej momenteve kur historia e detyron shoqërinë të reflektojë për tragjedinë, por edhe për brishtësinë e lirisë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.
“Sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara ishin sulme ndaj jetës njerëzore, dhe ndaj një rendi vlerash të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se përkujtimi i viktimave, 25 vjet pas sulmeve, është njëkohësisht edhe riafirmim i këtyre vlerave.
“Demokracia nuk është vetëm sistem institucionesh, është një kulturë e lirisë që kërkon përgjegjësi, solidaritet dhe qëndrueshmëri përballë atyre që synojnë ta zëvendësojnë lirinë me frikën”, ka deklaruar ai.
Rama ka bërë të ditur se viktimat e 11 Shtatorit kujtohen me respekt, ndërsa ka shprehur qëndrimin përkrah Shteteve të Bashkuara.
“Kujtesa nuk është vetëm nderim i së kaluarës. Është përgjegjësi ndaj së ardhmes”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/