KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rekord historik në Ligën e Kampionëve: Sabah starton me 11 kombësi të ndryshme

Rekord historik në Ligën e Kampionëve: Sabah starton me 11 kombësi të ndryshme

Sabah ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve me një formacion titullar të pazakontë, duke u bërë skuadra e parë në histori të garës që nis një ndeshje me 11 lojtarë të 11 kombësive të ndryshme.

Kampionët e Azerbajxhanit, të drejtuar nga trajneri lituanez Valdas Dambrauskas, e nisën ndeshjen debutuese në fazën e ligës ndaj Manchester United në “Old Trafford” me një formacion ku secili prej 11 titullarëve përfaqësonte një shtet të ndryshëm.

Sipas të dhënave të Opta-s, në portë ishte kazaku Stas Pokatilov, ndërsa mbrojtja përbëhej nga polaku Tymoteusz Puchacz, afrikano-jugori Aden McCarthy, azerbajxhanasi Rahman Dashdamirov dhe algjeriani Akim Zedadka.

Në mesfushë luajtën kroati Ivan Lepinjica dhe uzbekisti Umarali Rakhmonaliev.

Edhe repartin ofensiv e karakterizonte një përzierje e jashtëzakonshme kombësish. Christian Nwachukwu përfaqësonte Nigerinë, Veljko Simić Serbinë dhe Kaheem Parris Xhamajkën, ndërsa Joy-Lance Mickels nga Ruanda kompletonte formacionin.

Kështu, në 11-shen e Sabahut ishte vetëm një futbollist nga Azerbajxhani.

Në fakt, ndeshja në “Old Trafford” solli një statistikë edhe më të veçantë: Manchester United dhe Sabah kishin së bashku 21 kombësi të ndryshme mes 22 lojtarëve titullarë. E vetmja kombësi e përsëritur ishte ajo belge, me portierin e Man Unitedit, Senne Lammens, dhe Youri Tielemans.

Historia e Sabahut bëhet edhe më interesante duke marrë parasysh moshën e klubit. I themeluar në vitin 2017, klubi fitoi sezonin e kaluar titullin e parë kampion në Azerbajxhan nën drejtimin e Dambrauskas dhe më pas kaloi katër raunde kualifikuese për të siguruar debutimin në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.