Kush është i kualifikuar duhet të fitojë minimum 5000 franga në muaj në Zvicër – kështu kërkojnë sindikatat zvicerane.
Bashkimi i Sindikatave të Zvicrës (SGB) ka kërkuar një rritje të përgjithshme të rrogave prej 2.5 për qind për të gjithë punëtorët në Zvicër duke filluar nga viti 2027.
Kjo kërkesë arsyetohet me rritjen minimale të pagave gjatë dekadës së fundit, rritjen e produktivitetit, si dhe rënien e fuqisë blerëse për shkak të inflacionit dhe ngritjes së vazhdueshme të premive të sigurimit shëndetësor.
Presidenti i SGB-së, Pierre-Yves Maillard, deklaroi se Zvicra po përballet me një krizë të fuqisë blerëse, ku gjithnjë e më shumë familje nuk arrijnë të kursejnë para për shkak të shtrenjtimit të jetesës.
Sipas ekonomistit të SGB-së, David Gallusser, pagat reale kanë mbetur prapa rritjes së produktivitetit prej vitesh. Po të kishin ecur me të njëjtin ritëm, paga mesatare mujore sot do të duhej të ishte gati 500 franga më e lartë, tha Gallusser.
Sindikata e arsyeton rritjen prej 2.5 për qind me kompensimin e inflacionit (0.6 për qind), mbulimin e rritjes së sigurimeve shëndetësore (0.3 për qind), produktivitetin (1 për qind). /Telegrafi/