Dukagjini dhe Malisheva përballen në kryendeshjen e javës së pestë të Superligës së Kosovës, në një duel mes dy skuadrave që ende nuk kanë pësuar humbje në këtë fillim të kampionatit.
Malisheva vjen në këtë përballje nga pozita e dytë në tabelë, me 10 pikë të grumbulluara pas katër javësh, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e pestë me tetë pikë.
Të dyja skuadrat kanë treguar formë të mirë në ndeshjet e para të sezonit, ndaj kjo përballje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ambiciet e tyre. Dukagjini do të synojë të shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë tri pikët dhe për t’iu afruar edhe më shumë kreut.
Në anën tjetër, Malisheva kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive dhe të mbetet në zonën e skuadrave pretendente për pozitat e larta.
Me vetëm dy pikë diferencë mes ekipeve, një fitore në këtë duel do të kishte peshë të madhe në renditjen e tabelës.
Formacionet zyrtare
Dukagjini: Haxhihamza, Bardhoku, Sinani, Basri, Bytyqi, Hugo, Pefqeli, Salihu, Zulfiji, Stevenson, Isufi.
Malisheva: Avdyli, Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari, Vitija, Ferati, Xhylani, İsgändärli, Uka, Ibishi.
/Telegrafi/