Komuna e Istogut ka njoftuar se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për realizimin e projektit të renovimit të Palestrës Sportive në Istog.
Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
Sipas Komunës, vlera e investimit kap shumën prej 1,734,918 euro, ndërsa projekti synon përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë.
Komuna e Istogut ka theksuar se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me institucionet qendrore në realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/