KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

100 kg kokainë nga Kolumbia, kapen në Greqi 6 persona – mes tyre 4 shqiptarë

100 kg kokainë nga Kolumbia, kapen në Greqi 6 persona – mes tyre 4 shqiptarë

Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar 6 persona, ndërsa të paktën 4 prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë, raporton euronews.al.

Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia.

Autoritetet greke dhe amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal. Sipas të dhënave paraprake, organizata mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, të cilët ende nuk janë arrestuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e destinacionit final të sasisë së kokainës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.