Ndalja e dhimbjes nuk do të thotë gjithmonë se trupi është rikuperuar plotësisht dhe se pacienti mund t’i kthehet menjëherë aktivitetit të përditshëm apo sportiv.
Kështu ka deklaruar fizioterapeuti Skifter Ymeri, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.
Duke folur për sfidat me të cilat përballet një fizioterapeut në punën e përditshme, Ymeri tha se një nga vështirësitë më të mëdha është t’i shpjegohet pacientit se dhimbja nuk është gjithçka.
“Ndoshta sfida më e vështirë është kur i tregojmë pacientit se nuk është gjithçka vetëm te dhimbja”, tha ai.
Sipas tij, dhimbja është një sinjal i rëndësishëm që tregon se duhet pasur kujdes, por nuk është faktori i vetëm që përcakton gjendjen reale të trupit.
“Dhimbja është referues shumë i mirë që të na tregojë se është shenjë shumë e madhe që të kemi kujdes, por nuk është determinuese”, u shpreh Ymeri.
Ai theksoi se pacientët shpesh mendojnë se sapo dhimbja ndalet, mund të ndërpresin terapinë ose t’i kthehen menjëherë aktivitetit fizik.
Por sipas tij, kjo qasje mund të jetë e gabuar, sepse rikthimi duhet të bëhet në bazë të vlerësimeve profesionale.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com