KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në seancën e së premtes

Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në seancën e së premtes

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se për momentin rruga e vetme që i mbetet opozitës është t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Gjini tha se Aleanca do të synojë që këtë hap ta ndërmarrë në koordinim me dy partitë e tjera opozitare.

“Patjetër që për momentin nuk kemi rrugë tjetër përpos që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Do të synojmë në koordinim me dy partitë tjera”, tha Gjini.

Ai theksoi se lënda duhet të përgatitet në mënyrë sa më të detajuar dhe se duhet të përcaktohet momenti i duhur për dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

“Duhet të përgatitet lënda sa më mirë të jetë e mundshme dhe të gjendet momenti kur do të dërgohet në Gjykatë”, u shpreh ai.

Gjini konfirmoi gjithashtu se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar për të premten, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshme dhe jokushtetuese.

“Në seancën e të premtes nuk do të marrim pjesë, sepse është e jashtëligjshme, jokushtetuese dhe është farsë”, deklaroi Gjini. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.