KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” zhbllokon tri puseta kanalizimi në qendër të qytetit

KRU “Gjakova” zhbllokon tri puseta kanalizimi në qendër të qytetit

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë intervenuar në rrugën “Nënë Tereza”, në qendër të Gjakovës, për zhbllokimin e tri pusetave të kanalizimit.

Sipas njoftimit, pusetat ishin mbushur me mbetje të ndryshme, përfshirë copa rrobash, peceta dhe materiale të tjera.

Pas disa orësh punë dhe përdorimit të mjeteve të nevojshme, ekipet kanë arritur t’i zhbllokojnë pusetat dhe rrjedhja e kanalizimit është rikthyer në normalitet.

KRU “Gjakova” ka theksuar se rrjeti i vjetër dhe kyçjet ilegale mbeten ndër shkaqet e bllokimeve të shpeshta në këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.