KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel (VIDEO)

Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel (VIDEO)

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në emisionin “Rubikon” për angazhimin politik dhe diplomatik lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Çitaku ka bërë të ditur se ajo dhe kolegët e saj kanë zhvilluar takime të shumta me diplomatë dhe ambasadorë, ndërsa ka paralajmëruar edhe vizita në qendrat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mund t’ua konfirmoj që kam pasur, jo vetëm unë, por edhe kolegët e mi, takime të shumta me diplomatë, me ambasadorë dhe do të kemi vizita edhe në qendrat e vendosjes, edhe në Bashkimin Evropian, edhe në ShBA, për ta ngritur alarmin për këtë çështje”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se kërkesat dhe nismat e grupit strategjik, përfshirë ato në Kuvendin e Kosovës, nuk duhet të interpretohen si ndërhyrje në drejtësi apo përpjekje për t’i shmangur përgjegjësitë ligjore.

“Kërkesa jonë, qoftë përmes ligjit, qoftë përmes angazhimit të përbashkët që kemi me grupin strategjik, në asnjë moment nuk duhet të interpretohet si ndërhyrje në drejtësi ose si përpjekje për ta shmangur drejtësinë. Përkundrazi, përmes nismave në Parlament, dhe kjo e ligjit është vetëm e para, do të ketë edhe nisma të tjera, politike e diplomatike, por edhe në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ajo.

Sipas Çitakut, qëllimi i këtyre angazhimeve është që procesi gjyqësor të rikthehet në atë që ajo e konsideron rrugën e drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi vetëm një qëllim, ta rikthejmë procesin në binarët e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi. Askush nuk e mohon faktin që janë 96 viktima, por për ato viktima nuk është dhënë drejtësi”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar lufta e UÇK-së në procesin gjyqësor, duke pretenduar se lufta çlirimtare është kriminalizuar dhe se veprimet e UÇK-së janë interpretuar si pjesë e një qëllimi kriminal.

“Çfarë është bërë, është kriminalizuar një luftë çlirimtare. UÇK-ja u kualifikua si ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe gjithçka që ka ndodhur në Kosovë i është mveshur qëllimit kriminal të UÇK-së për kontroll dhe për pushtet, jo për liri”, deklaroi Çitaku në “Rubikon”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.