KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, lëndohen punonjësit – banorët në rrugë të alarmuar

Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, lëndohen punonjësit – banorët në rrugë të alarmuar

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa Top Channel mëson se punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës.

Nga shpërthimi është shkatërruar e struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

Njëri prej tyre mbeti i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është bllokuar.

Banorët janë të alarmuar dhe kanë lënë të gjithë shtëpitë, në një kohë kur duhet të ishin duke u bërë gati për të shkuar në punë apo për të kryer detyrimet e një dite të zakonshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.