Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka dërguar një mesazh thumbues Real Madridit, pas ankesave të vazhdueshme të “Los Blancos” për vendimet e gjyqtarëve këtë sezon.
“Duhet të presim një vit shumë të zhurmshëm, pasi Real Madridi tashmë po ankohet për gjyqtarët?”, u pyet Yamal gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së Barcelonës ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.
18-vjeçari nuk ngurroi të përgjigjej me ironi.
“Nëse nuk kanë fituar prej dy vitesh, ky është problemi i tyre. Ne jemi të kënaqur me gjykimin. Kjo pyetje është për ta. Edhe ata i shoh të lumtur”.
Barcelona, në fakt, e ka fituar La Ligën në dy sezonet e fundit, duke e lënë Real Madridin pas në garën për titull.
Katalanasit aktualisht kryesojnë tabelën këtë sezon me 12 pikë, ndërsa Real Madridi renditet i treti me nëntë pikë.
Yamal foli gjithashtu me shumë respekt për trajnerin e Holandës, Xavi Hernandez.
“Ai është një trajner i madh. Kam shumë respekt dhe dashuri për të dhe shpresoj që gjithçka t’i shkojë mirë, përveç ndeshjeve të tij kundër Spanjës”, tha Yamal.
Xavi, në fund të fundit, ishte trajneri që i dha Yamalit mundësinë për të debutuar me ekipin e parë të Barcelonës./Telegrafi/