KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kelly Osbourne rrëfen eksperiencën e parë me kokainën: Ma dha një nga miqtë e babait tim

Kelly Osbourne rrëfen eksperiencën e parë me kokainën: Ma dha një nga miqtë e babait tim

Kelly Osbourne ka rrëfyer një episod të pazakontë nga adoleshenca e saj, duke treguar se eksperiencën e parë me kokainën e pati në hotelin e famshëm Sunset Marquis, ku familja e saj qëndronte gjatë turneve të Ozzy Osbourne.

Në dokumentarin e ri “If These Walls Could Rock”, Kelly kujtoi vitet e kaluara në hotel dhe zbuloi: “E piva pijen time të parë në këtë hotel. E pata puthjen time të parë në këtë hotel. E piva dozën time të parë të kokainës në këtë hotel… të cilën ma dha një nga miqtë e babait tim në një grup shumë, shumë, shumë të madh, dhe nuk munda t’ua tregoja kurrë prindërve të mi sepse do ta vrisnin”.

Nëna e saj, Sharon Osbourne, tregoi se familja qëndronte në hotel çdo verë, ndërsa Ozzy ishte në turne në SHBA, përpara se të vendoseshin në Los Angeles.

Sipas Sharon, hoteli i lejonte Ozzy-t të vazhdonte stilin e tij të jetesës, të lidhur me “seks, drogë dhe rock ‘n’ roll”.

Ozzy Osbourne ndërroi jetë në korrik 2025, në moshën 76-vjeçare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.