KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Holandezët në mbështetje të Gazës, balonat me ngjyrat e Palestinës pushtojnë qiellin

Holandezët në mbështetje të Gazës, balonat me ngjyrat e Palestinës pushtojnë qiellin

Në 11 qytete të Holandës u lëshuan balona fluturuese në shenjë solidariteti me fëmijët në Gaza.

Ngjarjet, të organizuara nga Fondacioni “Mbill një Pemë Ulliri”, synuan të tërheqin vëmendjen ndaj sulmeve në Gaza dhe të protestojnë kundër kërcënimeve izraelite për zhvendosjen dhe sulmet ndaj palestinezëve për shkak të balonave të lëshuara në enklavë, të cilat kanë përfunduar në vendbanime izraelite pranë kufirit.

Në Roterdam, pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin Noordereiland dhe lëshuan balona në shenjë solidariteti me fëmijët në Gaza.

Fëmijë dhe të rritur i dekoruan balonat me flamuj dhe ngjyra palestineze, si dhe me mesazhe, përfshirë “Liri për Palestinën” dhe “Shpëtoni Gazën”.

Gjatë aktivitetit u lëshuan gjithashtu balona të punuara në formën dhe ngjyrat e flamurit palestinez.

Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit shpërndanë fletushka për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të ofruar informacion mbi situatën në Gaza. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.