Luizi dhe Kiara, ish-banorët e Big Brother VIP Albania, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality show.
Çifti po e shijon lidhjen larg kamerave, ndërsa momentet e tyre së bashku vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e fansave.
Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luizi shihet teksa kalon rrethojat për t’iu afruar Kiarës, e cila po shijonte një kafe në një kafiteri.
Ai shkon drejt saj dhe i dhuron një puthje, në një moment romantik që tregon afërsinë mes tyre.
Gjesti i tij nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët prej kohësh ndjekin me interes momentet e çiftit, si gjatë ashtu edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/