Është publikuar videon e plotë të përleshjes fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut, duke zbardhur më shumë detaje nga incidenti që prej ditësh ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara nga portali Reporteri shihet se si Edi ndalohet në rrugë përmes një tabele të falsifikuar me mbishkrimin “Stop”, që i ngjan sinjalistikës së Policisë. Pasi ai ndalon, disa persona i dalin në pritë, ndërsa më pas nis sulmi fizik ndaj tij.
Në video shihet Jozi Marku duke e goditur Edi Kuçin disa herë, ndërsa gjatë përplasjes dëgjohet duke i kërkuar llogari për diçka që Edi dyshohet se kishte thënë më herët.
“Pse m’ke shajt? Shaje Gjesti, shaje Gjestin”, dëgjohet duke i thënë Jozi Edit teksa vazhdon ta godasë.
– YouTube youtu.be
Pamjet tregojnë gjithashtu momentet e rënda të përleshjes, ku Edi shihet i plagosur dhe i kërkon Jozit të ndalojë. Megjithatë, situata vijon edhe për disa momente të tjera.
Në fund të videos, Jozi shihet duke i kërkuar Edit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Edi, i cili në atë moment duket i dëmtuar, detyrohet ta bëjë këtë veprim përpara tij.
Videoja e plotë, e publikuar nga portali “Reporteri”, vjen pas publikimit të pamjeve të para të incidentit, të cilat tashmë kishin shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Vetë Edi kishte publikuar më herët një fragment të përleshjes në InstaStory, duke e shoqëruar me mesazhin:
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”.
Përmes shprehjes “15 me 1”, Edi la të kuptohej se gjatë incidentit ishte përballur i vetëm me një grup personash.
Ndërkohë, publikimi i videos së plotë nga “Reporteri” ka sjellë detaje të reja mbi mënyrën se si dyshohet se ka nisur përplasja dhe çfarë ka ndodhur gjatë saj. Pamjet e reja tregojnë një version dukshëm më të plotë të incidentit, ndërsa deri tani nuk është bërë publik ndonjë sqarim i detajuar nga Jozi Marku lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/