KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se prej muajsh po grumbullohen raste, të dhëna dhe ankesa që ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si po realizohen punësimet dhe avancimet në institucionet shtetërore.

Sipas ASH-së, pretendimet e VLEN-it për meritokraci dhe mbi 2.500 punësime e avancime duhet të shoqërohen me transparencë të plotë dhe me publikimin e të dhënave për çdo institucion, konkurs dhe pozitë.

“Prej muajsh po grumbullohen raste, shifra dhe ankesa që ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si po bëhen punësimet dhe avancimet në institucionet shtetërore.

VLEN flet për meritokraci, përfaqësim dhe mijëra punësime e avancime. Atëherë le t’i publikojë të gjitha. Institucion për institucion. Konkurs për konkurs. Vend pune për vend pune.

Sepse shifrat e publikuara deri tani tregojnë një realitet krejt tjetër.

Në një seri prej 136 punësimesh në institucione shtetërore, vetëm 5 ishin shqiptarë. Në një tjetër analizë të 205 punësimeve dhe avancimeve, vetëm 2 rezultonin shqiptarë. Në NOMAGAS, nga 102 punësime të raportuara, vetëm 19 shqiptarë.

Para pak ditësh pamë edhe rezultatin në Shkollën e Mesme të Policisë. 310 të pranuar dhe vetëm rreth 9 shqiptarë.

Ndërkohë VLEN pretendon se ka realizuar mbi 2.500 punësime dhe avancime”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.