KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Haliti prezanton projektin për rregullimin e parkut dhe hapësirave publike në Letnicë

Haliti prezanton projektin për rregullimin e parkut dhe hapësirave publike në Letnicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe arkitektëve të komunës, ka prezantuar projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë.

Sipas Komunës së Vitisë, koncepti parasheh rregullimin dhe funksionalizimin e hapësirave publike, duke përfshirë gjelbërimin, shtigjet për këmbësorë, hapësirat për pushim, ndriçimin, parkingun dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.

Në fazën e ardhshme, projekt-propozimi pritet t’u prezantohet Këshillit të Fshatit, institucioneve lokale dhe banorëve të Letnicës, me qëllim që të merren sugjerimet e komunitetit para finalizimit të projektit.

Komuna ka bërë të ditur se synimi është që projekti përfundimtar të realizohet në harmoni me karakterin e Letnicës dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal.

Haliti ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së banorëve në këtë proces, para se projekti të marrë formën përfundimtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.