KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme

Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se popullsia palestineze në fund do të duhet të largohet nga Rripi i Gazës, duke theksuar se për ta nuk ka zgjidhje të vërtetë pa migrim.

“Në fund, nuk ka zgjidhje të vërtetë për Gazën pa migrim”, tha ai në një konferencë të organizuar nga mediumi izraelit Ynet.

Ministri shtoi se ky moment “me siguri do të vijë kur të bëhet e qartë se Hamasi nuk po i përmbush detyrimet e tij”.

“Atëherë do të marrim dritën jeshile për të avancuar ushtarakisht, territorialisht dhe në fusha të tjera, dhe kjo çështje do të marrë hov”, theksoi ai, duke iu referuar drejtpërdrejt largimit të popullsisë palestineze nga Gaza, shkruan france24.

Katz pretendoi se “80 për qind e banorëve duan të migrojnë”, duke iu referuar sondazheve të cilat, sipas tij, kontrollohen vazhdimisht. Në maj, mediat izraelite publikuan rezultatet e një sondazhi të kryer nga Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT), një njësi në kuadër të ministrisë së drejtuar nga Katz.

Sipas këtij sondazhi, gati 80 për qind e banorëve të Gazës të anketuar kishin shprehur interes për të marrë informacione mbi mekanizmat e zhvendosjes në një vend të tretë përmes pikëkalimeve Rafah dhe Kerem Shalom.

“Jemi plotësisht të gatshëm t’i largojmë nëse kjo bëhet e mundur: përmes detit, ajrit, në çdo mënyrë të mundshme. Egjipti nuk është i gatshëm, kështu që kjo nuk do të bëhet përmes tij”, sqaroi Katz.

Ai shtoi se shtetet që potencialisht do të pranonin palestinezët kërkojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katz theksoi se presidenti amerikan Donald Trump këtë ide “nuk e ka anuluar, por e ka ngrirë”, pasi vendet arabe iu drejtuan atij dhe ushtruan presion. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.