KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Murtezani dorëzon letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Murtezani dorëzon letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka dorëzuar zyrtarisht letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Me këtë rast, Murtezani ka shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë, duke theksuar përgjegjësinë që merr për përfaqësimin e vendit në Aleancë.

“Mirënjohje për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për mirëpritjen e ngrohtë gjatë dorëzimit zyrtar të letrave kredenciale.

Maqedonia e Veriut ka vendin e saj, zërin e saj dhe aleatët e saj në Aleancë. Me shumë nder e marr përsipër përgjegjësinë që ky zë të jetë i qartë, kredibil dhe i qëndrueshëm.”, ka shkruar Murtezani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.