KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deda ka një pyetje për 6 deputetët e LDK-së: Pse vendimet e kryesisë të vitit 2016 ishin obligative, ndërsa jo ato të 2026?

Deda ka një pyetje për 6 deputetët e LDK-së: Pse vendimet e kryesisë të vitit 2016 ishin obligative, ndërsa jo ato të 2026?

Ish-deputeti Ilir Deda ka kritikuar gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qëndrimet e tyre lidhur me marrëveshjen e fundit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Deda ka thënë se deputetët është dashur që në fillim të negociatave të deklaroheshin publikisht nëse nuk do ta mbështesnin asnjë marrëveshje mes dy partive.

“Gjashtë deputetët e LDK-së është dashur që në fillim të negociatave të partisë së tyre me LVV të tregojnë publikisht që nuk do ta përkrahin asnjë marrëveshje të dy partive”, ka shkruar Deda.

Sipas tij, deputetët do të duhej të shpjegonin qëndrimin e tyre dhe të argumentonin pse zgjedhjet e reja parlamentare do të ishin zgjidhja më e mirë.

Deda ka kritikuar gjithashtu deputetët për mospërputhje, sipas tij, në raport me vendimet e organeve të LDK-së.

“Tre deputetë nga ky grup do të duhej të arsyetonin një fakt – pse vendimet e kryesisë së partisë së tyre në vitin 2016 ishin obligative për ta, ndërsa nuk janë obligative vendimet e kryesisë në vitin 2026”, ka deklaruar ai.

Ish-deputeti ka thënë se deputetët, nëse e konsiderojnë veten institucionalistë, do të duhej të kontribuonin edhe në adresimin e çështjes së afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Si institucionalistë që janë, do t’i vinin në dispozicion nënshkrimet e tyre për kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljes së afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar Deda.

Në fund, ai ka vlerësuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat politike të qëndrimeve të tyre.

“Dhe kështu pra do ta hiqnin nga vetja barrën e madhe që e morën, si shkaktarët kryesorë të shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare”, ka përfunduar Deda. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.