KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani pretendon se ka sulmuar me raketa balistike kazermat ushtarake amerikane në Jordani

Irani pretendon se ka sulmuar me raketa balistike kazermat ushtarake amerikane në Jordani

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thotë se ka kryer një sulm me raketa balistike, duke shënjestruar një kazermë të Trupave të Marinës së SHBA-së në Kampin Titin, një bazë ushtarake pranë Gjirit të Akabës në Jordani.

Në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB, IRGC pretendon se ka vrarë një numër të madh të forcave amerikane, si dhe ka shkatërruar “disa instalacione dhe helikopterë sulmues të armikut” në kamp.

IRGC tha se do të vazhdojë kundërpërgjigjen ndaj sulmeve amerikane në jug të Iranit.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Jordanisë thanë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë kapur 13 raketa balistike që hynë në hapësirën ajrore të Mbretërisë.

Sipas ushtrisë jordaneze, 10 raketa u kapën dhe u shkatërruan, ndërsa tri të tjera ranë në zona larg qendrave të banuara.

Autoritetet jordaneze thanë se nuk pati të lënduar apo viktima nga sulmi. Pretendimet e IRGC-së për viktima dhe dëme në bazën amerikane nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.