KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

MIT kërkon nga komunat respektimin e brezit mbrojtës rrugor gjatë dhënies së lejeve ndërtimore

MIT kërkon nga komunat respektimin e brezit mbrojtës rrugor gjatë dhënies së lejeve ndërtimore

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka përcjellë komunave Qarkoren Informuese për mbrojtjen e brezit të rrugëve publike, me qëllim të zbatimit të njëtrajtshëm të Ligjit nr. 08/L-275 për rrugët.

MIT ka kërkuar që, gjatë shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimore, komunat të verifikojnë kategorinë e rrugës dhe distancat e përcaktuara me ligj, si dhe të mos lëshojnë leje që bien ndesh me kufizimet për brezin rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor.

“Në rastet e përcaktuara me ligj, leja ndërtimore nuk duhet të procedohet pa pëlqimin paraprak të organit kompetent.

Qarkorja duhet t’u përcillet njësive përgjegjëse komunale, ndërsa komunat duhet të koordinohen me MIT-in për rastet që prekin rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë.

Respektimi i këtyre dispozitave është i domosdoshëm për mbrojtjen e infrastrukturës publike, sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.