KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli ulet, benzina rritet

Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli ulet, benzina rritet

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht2,06 % në raport me vendimin e datës 24.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 6,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,166 den/kg dhe tani do të jetë 44,410 den/kg.

Nga data 1.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 94,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 96,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 44,410 (denarë/kilogram)
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.