KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 gusht 2026 kur një person ka njoftuar se në shtëpinë e tij kishte gjetur të vdekur babanë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas deklarimit të ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.