KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pas një rrugëtimi të shkëlqyer deri në finalen e madhe.

Në çerekfinale mposhti me Ippon, Ozlem Yildiz nga Turqia. Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Doris Boursas nga Franca.

Xhudistja kosovare u përball në finale me italianen Carlotta Avanzato, ndërsa pas përfundimit të garës u kurorëzua me medaljen e argjendtë.

Fazliu kishte siguruar më herët një vend në finale pasi mposhti me Ippon francezen Doris Boursas në gjysmëfinale.

Medalja e argjendtë përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për Laurën dhe për xhudon e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se Kosova ka fituar edhe tri medalje të bronzta në xhudo me Fatjona Kasapin, Akil Gjakovën dhe Flaka Loxhën, teksa në garë për të bronztën është sot (e shtunë) edhe Shpati Zekaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.