KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Glorifikimi i Mlladiqit, Qeveria e RMV-së: Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë

Glorifikimi i Mlladiqit, Qeveria e RMV-së: Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë

Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, duke theksuar se ai është personal dhe i papranueshëm.

Nga Qeveria thonë se Ratko Mlladiqi është dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata ndërkombëtare.

Kitanoviqit do t’i kërkohet ta tërheqë qëndrimin e tij, ndërsa nëse nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, pritet të japë dorëheqje nga pozita që ushtron.

Reagimi i plotë i Qeverisë.

“Qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe bazohet në faktet juridike të përcaktuara ndërkombëtarisht. Ratko Mlladiqi është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare.

Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë. Qeveria i ndërton qëndrimet e saj në bazë të interesit të shtetit dhe qytetarëve.

Pasi një qëndrim i tillë të jetë përcaktuar, ai duhet të respektohet nga të gjithë individët në Qeveri. Vullnetarizmi është i papranueshëm dhe Qeveria do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij. Nëse Kitanoviqi nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, presim që ai të tërhiqet nga pozita që ushtron.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.