KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë

Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vend, pas katër vitesh shërbimi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka vlerësuar kontributin e Guérot në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, ambasada franceze e ka falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij gjatë mandatit.

“Pas katër vitesh në Kosovë, Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, përfundon misionin e tij diplomatik, një mandat i cili u karakterizua me forcimin e lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shprehur mirënjohje për punën e tij dhe i ka uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

“Faleminderit, zoti Ambasador, për përkushtimin dhe kontributin tuaj gjatë këtyre katër viteve. Ju urojmë shumë suksese në angazhimet tuaja të ardhshme!”, përfundon mesazhi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.