KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bebe Rexha befasohet nga prindërit dhe kunata e saj në emisionin e famshëm amerikan të mëngjesit

Bebe Rexha befasohet nga prindërit dhe kunata e saj në emisionin e famshëm amerikan të mëngjesit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar sot në Manhattan të New Yorkut, duke qenë e ftuar në emisionin e njohur të mëngjesit “Today”, në kuadër të serisë së koncerteve Citi Concert Series.

Artistja 36-vjeçare është ngjitur në skenë për të interpretuar disa prej këngëve të saj, ndërsa gjatë paraqitjes në program ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për albumin e saj më të fundit, “Dirty Blonde”, të publikuar në qershor.

Por intervista mori një kthesë të veçantë kur Bebe u befasua live nga familjarët e saj.

Bebe Rexha performon në USA Today’s Show (Foto: Andy Kropa – Invision)

Gjatë transmetimit, në ekran u shfaqën babai i saj, Flamur Rexha, nëna Bukurije Rexha dhe kunata Dorina, të cilët po e ndiqnin intervistën e saj.

Prezantuesi e surprizoi këngëtaren duke i thënë: “Një përshëndetje për dy prindërit e tu dhe kunatën tënde”, para se kamera të kalonte te familjarët e saj.

E emocionuar, Bebe iu drejtua atyre me shumë dashuri.

“Ju dukeni kaq bukur, kaq të mrekullueshëm! Babai im ka qenë duke qarë gjatë gjithë kohës”, tha ajo mes emocioneve.

– YouTube youtu.be

Rexha foli më pas për lidhjen e saj me New Yorkun, qytetin ku është rritur dhe ku nisi rrugëtimin e saj drejt muzikës.

“E dini, të jesh nga New Yorku… Gjithmonë kam menduar: ‘Dua të performoj para një publiku të madh’. Është e mrekullueshme dhe emocionuese. Ndihem shkëlqyeshëm”, u shpreh artistja shqiptare.

Paraqitja në “Today” vjen në një periudhë të rëndësishme për Bebe Rexhën, e cila këtë vit ka nisur një kapitull të ri artistik me albumin “Dirty Blonde”, duke e ndërtuar karrierën e saj në mënyrë të pavarur dhe duke vazhduar të sjellë muzikë në skenat më të mëdha ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.