Tre xhudistët tanë, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Flaka Loxha, janë një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Akili e Dardani shënuan fitoret e dyta në repesazh, ndërsa Flaka pësoi humbje në gjysmëfinale.
Gjakova do të ndeshet me turkun Bilal Ciloglu, teksa Cena me turkun tjetër Vedat Albayrak.
Edhe Flaka Loxha në kategorinë e saj do të ketë një turke, pasi do të ndeshet me Aysenur Budak.
Pas pak garojnë në repesazh, Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasapi.
Luftërat për medalje nisin në ora 16:00. /Telegrafi/
