KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

300 euro gjobë për personin që hodhi mbeturina në livadhet e Malishevës së Gjilanit

300 euro gjobë për personin që hodhi mbeturina në livadhet e Malishevës së Gjilanit

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka gjobitur me 300 euro një person, pasi dyshohet se kishte hedhur mbeturina në livadhet e Malishevës.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, rasti është evidentuar pas një ankese të pranuar për hedhjen e mbeturinave në këtë zonë. Inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë identifikuar personin përgjegjës.

“Pas pranimit të një ankese për hedhjen e mbeturinave në livadhet e Malishevës, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme në terren, duke arritur të identifikojë personin përgjegjës për hedhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndaj personit janë ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa atij i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh.

Përveç gjobës, personi është urdhëruar që mbeturinat t’i largojë nga hapësira ku ishin hedhur dhe t’i dërgojë në Deponinë Regjionale të Mbeturinave.

“Pas urdhëresës së lëshuar nga inspektorët, personi përgjegjës ka vepruar sipas kërkesës dhe ka bërë largimin e mbeturinave nga lokacioni”, thuhet më tej në njoftim.

Drejtoria e Inspeksionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, livadhe apo zona të tjera të papërcaktuara për këtë qëllim.

“Rikujtojmë se ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se Deponia Regjionale e Mbeturinave është e hapur edhe të shtunave, nga ora 08:00 deri në 16:00, për deponimin e rregullt dhe të kontrolluar të mbeturinave.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.