KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Sami Sermaxhaj rikthehet në krye të Ballkanit

Zyrtare: Sami Sermaxhaj rikthehet në krye të Ballkanit

Ballkani ka bërë zyrtare emërimin e Sami Sermaxhajt në postin e trajnerit të ekipit të parë.

Sermaxhaj, i cili konsiderohet si një “njeri i shtëpisë” te klubi nga Suhareka, rikthehet në krye të skuadrës për të marrë përgjegjësinë e drejtimit në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Trajneri kosovar nuk është i panjohur për Ballkanin, pasi më herët ka drejtuar ekipin gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019. Pikërisht njohja e klubit dhe e ambientit përreth skuadrës kanë qenë ndër faktorët që kanë ndikuar në rikthimin e tij.

Me përvojën e fituar ndër vite dhe njohuritë për futbollin kosovar, Sermaxhaj do të synojë t’i japë skuadrës stabilitet dhe rezultate pozitive në sfidat e ardhshme.

Ballkani, ndërkohë, i ka uruar mirëseardhje trajnerit dhe suksese në rikthimin e tij në krye të ekipit, me objektivin për të vazhduar punën drejt synimeve të klubit.

Rikthimi i Sermaxhajt pritet të sjellë një kapitull të ri në stolin e Ballkanit, me trajnerin që tashmë do të ketë për detyrë ta rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve të dëshiruara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.