Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Boksierja kosovare e nisi mirë finalen ndaj Kristina Kuluhovas, boksieres me prejardhje ruse që garon nën flamurin e Serbisë.
Donjeta kontrolloi raundin e parë, duke qenë më aktive dhe duke goditur disa herë saktë, veçanërisht në drejtim të kokës së kundërshtares.
Megjithatë, meçi nuk arriti të vazhdonte deri në fund, pasi boksierja që përfaqëson Serbinë pësoi një lëndim në arkadë pas goditjeve, duke bërë që ndeshja të ndërprite në raundin e dytë.
Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe i solli Kosovës medaljen e artë, duke kurorëzuar një paraqitje të shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Rrugëtimi i saj drejt medaljes së artë ishte mbresëlënës. Në çerekfinale mposhti turken Esmanur Lok me rezultat 4:1, ndërsa në gjysmëfinale dominoi ndaj grekes Sofia Legaki, duke triumfuar me vendim unanim 5:0.
Në finale, Sadiku ishte në kontroll të përballjes që nga fillimi, ndërsa gara u ndërpre pas lëndimit të kundërshtares.
Një tjetër sukses i madh për Donjeta Sadikun dhe boksin e Kosovës. /Telegrafi/
