KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Punime në ujësjellës, dy fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Punime në ujësjellës, dy fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 27 gusht 2026, do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III për fshatrat Lugbunar, Osek Hilë dhe Skivjan të Komunës së Gjakovës”.

Sipas njoftimit, gjatë punimeve do të bëhet zhvendosja e kyçjeve sekondare nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa DN315 dhe DN63 milimetra.

Për shkak të punimeve, nga ora 12:00 deri në 16:00, furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në fshatin Osek Hilë dhe në fshatin Skivjan.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe është e nevojshme për realizimin e punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.