Java e tretë e Albi Mall Superligës sjell pesë përballje interesante që do të zhvillohet nga e premtja deri të dielën.
Aksioni nis të premten me përballjen mes Drenicës dhe Ballkanit, e cila zhvillohet nga ora 16:30 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Ballkani hyn në këtë sfidë me synimin për të marrë pikët e plota në një udhëtim që pritet të jetë i vështirë, ndërsa Drenica do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë.
Të shtunën janë në program dy ndeshje. Feronikeli ’74 pret Malishevën nga ora 16:30 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Të dyja skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar me objektivat e tyre në këtë fillim të sezonit.
Në mbrëmje, nga ora 19:00, Gjilani përballet me Dukagjinin në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Një duel që pritet të sjellë rivalitet të madh dhe luftë për çdo pikë.
Të dielën zhvillohen dy përballjet e fundit të javës. Në ora 16:30, Vushtrria pret Dritën në stadiumin me bari artificial në Hajvali. Drita do të kërkojë fitoren për të vazhduar rrugëtimin pozitiv në kampionat, por Vushtrria synon pikët e para duke befasuar gjilanasit.
Java mbyllet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina dhe Llapi përballen nga ora 19:00. Kryeqytetasit do të kërkojnë tri pikët para tifozëve të tyre, ndërsa Llapi do të tentojë të largohet nga kryeqyteti me rezultat pozitiv. /Telegrafi/
