KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Muhamed Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve

Muhamed Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, në të cilin morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor-Ivana Ginovska, si dhe personat përgjegjës për cilësinë e ajrit në ministri.

Siç njoftojnë nga MMJPH, ministri Hoxha kërkoi nga drejtoresha Ginovska informacione lidhur me mbikëqyrjen e veprimtarisë së “Usje”-s, si dhe të kryhet mbikëqyrje ndaj veprimtarisë së të gjithë subjekteve të tjera juridike që posedojnë leje A të integruara, për të cilat është kompetente ministria.

“Qëllimi i kësaj procedure është që, së bashku me mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, të shqyrtohet gjendja në terren lidhur me detyrimet që rrjedhin nga posedimi i këtyre lejeve mjedisore”.

“Njëkohësisht, nga personat përgjegjës është kërkuar raportim mbi zbatimin e masave aktuale për trajtimin e ndotjes së ajrit, si dhe janë dhënë detyra për të kontrolluar nivelin e zbatimit të tyre”.

“Ministri Hoxha theksoi në takim se ky është vetëm hapi i parë në një serë hapash që, si ministër, do t’i ndërmarrë për të adresuar këtë problem kompleks shumëdekadësh, për zgjidhjen e të cilit bëri thirrje për bashkëpunim dhe partneritet nga të gjithë ata që duan të ndihmojnë në reduktimin e ndotjes dhe sigurimin e një mjedisit më të pastër jetësor”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.