KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Enzo Marseca zbulon arsyen pse Chelsea nuk është pretendent për titull

Enzo Marseca zbulon arsyen pse Chelsea nuk është pretendent për titull

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka shpjeguar arsyen pse ‘Blutë’ kanë pak gjasa të fitojnë titullin e Ligës Premier këtë sezon, ndërsa ka reflektuar gjithashtu mbi deklaratën e tij për “48 orët më të këqija” pas fitores ndaj Evertonit më 13 dhjetor.

Pas triumfit kundër Evertonit, trajneri italian deklaroi se sapo kishte kaluar “48 orët më të vështira” që nga momenti kur u transferua në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2024.

“Kjo është arsyeja pse i vlerësoj lojtarët, sepse pavarësisht kaq shumë problemeve, ata po bëjnë shumë mirë pas një jave të komplikuar”.

“Që nga momenti kur iu bashkova klubit, 48 orët e fundit kanë qenë më të këqijat, sepse shumë njerëz nuk na mbështetën”.

“Jam shumë i lumtur për Malon në atë moment, sepse përpjekja e tij dhe e gjithë ekipit tregoi se të gjithë janë aty dhe duan ta ndihmojnë këtë klub”.

Këtë sezon, në ndeshjet në shtëpi, Chelsea ka mposhtur kampionët e Ligës Premier, Liverpoolin dhe ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve.

I pyetur nëse është e drejtë të thuhet se Chelsea luan më mirë kundër skuadrave “të mëdha”, italiani u pajtua, por theksoi se ekipi duhet të ruajë një nivel shumë të lartë çdo javë.

“Ndoshta kjo është e vërtetë për momentin dhe kjo është arsyeja pse aktualisht nuk jemi shumë pranë kreut të tabelës, na duhet më shumë vazhdimësi kundër llojeve të ndryshme të kundërshtarëve”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.