KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

WhatsApp forcon sigurinë: fjalëkalime më të forta dhe më shumë informacion për telefonatat

WhatsApp forcon sigurinë: fjalëkalime më të forta dhe më shumë informacion për telefonatat

WhatsApp po forcon masat e sigurisë me disa përditësime të reja që synojnë të mbrojnë përdoruesit nga hakerët, mashtrimet dhe marrja e paautorizuar e llogarive.

Ndryshimi kryesor lidhet me verifikimin me dy hapa. Deri tani përdoruesit mbroheshin me një PIN me gjashtë shifra, ndërsa tani WhatsApp po kalon në një fjalëkalim më të avancuar, i cili mund të përmbajë shkronja, numra dhe karaktere speciale, duke e bërë shumë më të vështirë hamendësimin, transmeton Telegrafi.

Një tjetër risi lidhet me telefonatat nga numra të panjohur. Kur një përdorues merr një telefonatë nga dikush që nuk e ka në kontakte, WhatsApp do të shfaqë më shumë informacion, përfshirë nëse numri është nga një shtet tjetër apo nëse personi ka grupe të përbashkëta me përdoruesin.

Kjo veçori synon të ndihmojë në identifikimin e telefonatave të dyshimta dhe uljen e rrezikut nga mashtrimet online. Për momentin, ajo do të jetë e disponueshme vetëm në pajisjet Android.

WhatsApp po inkurajon gjithashtu përdoruesit të aktivizojnë passkeys, përmes të cilave hyrja në llogari mund të bëhet me gjurmën e gishtit, njohjen e fytyrës ose kodin e ekranit të telefonit.

Sipas WhatsApp, më shumë se 1 miliard përdorues kanë vendosur tashmë një passkey, ndërsa tani është e mundur të regjistrohen edhe disa passkeys në të njëjtën llogari.

Ky përditësim është veçanërisht i dobishëm për ata që përdorin më shumë se një pajisje, për shembull një telefon Android dhe një iPhone. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.