KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Do të qaj”, reagimi i të dashurës së Haaland për ndryshimin në pamje

“Do të qaj”, reagimi i të dashurës së Haaland për ndryshimin në pamje

Erling Haaland ka surprizuar fansat duke hequr dorë nga flokët e tij të gjatë biondë dhe duke zgjedhur një model shumë më të shkurtër.

Reagimi më interesant erdhi nga e dashura e tij, Isabel Haugseng Johansen, e cila ishte pranë tij gjatë transformimit.

Në momentin që parukieri nisi t’i priste flokët, ajo tha me shaka: “Mendoj se do të qaj”.

Foto: YouTube

Gjatë prerjes, Isabel madje mbajti në dorë një tufë të flokëve të Haaland dhe vazhdonte të shprehte habinë e saj.

Kur u kthye dhe pa rezultatin përfundimtar, mbeti fillimisht pa fjalë, por më pas pranoi se ai dukej shumë mirë.

“Duket mirë. Mendoj se je i ëmbël”, i tha ajo, teksa më pas e korrigjoi veten duke shtuar me humor: “Dukesh shumë i rrezikshëm”.

Isabel gjithashtu u shpreh se me pamjen e re mund të mos e njihte Haalandin në mëngjes, duke thënë me shaka: “Do të zgjohem dhe do të pyes: Kush është ky?”.

– YouTube www.youtube.com

Vetë futbollisti tregoi se e kishte menduar prej kohësh këtë ndryshim, por nuk kishte gjetur kohë ta realizonte.

Sipas tij, fillimi i sezonit të ri ishte momenti ideal për një ‘fillim të ri’. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.