KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy mundës shqiptarë nga Shkupi fitojnë medalje të argjendta në “Taranto 2026”

Dy mundës shqiptarë nga Shkupi fitojnë medalje të argjendta në “Taranto 2026”

Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të dy sportistët arritën deri në finale të kategorive të tyre, por u desh të kënaqeshin me medaljen e argjendtë.

Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.

Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.

Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.

Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.

Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.