KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ajo adoptoi macen më të trishtuar në strehë – transformimi i kafshës do t’iu shkrin zemrat

Ajo adoptoi macen më të trishtuar në strehë – transformimi i kafshës do t’iu shkrin zemrat

Macja Lenny në një strehë për kafshë mban titullin e “maces më të trishtuar”, por pronarja e re Annette Bammert ka ndarë një video të jashtëzakonshme që tregon se si ai u shndërrua nga një mace e thyer dhe e tërhequr në një shok të lumtur dhe lozonjar.

Annette adoptoi këtë mace me ngjyrë të zezë dhe të bardhë pas Krishtlindjes së vitit të kaluar, pak pasi macja e saj e dashur Wilma kishte vdekur.

Në videon e publikuar në Instagram, e cila ka mbi 175 mijë shikime, shfaqet udhëtimi i Lennyt – nga një gjendje trishtimi në një mace të sigurt, të dashur dhe të lidhur ngushtë me strehuesen e tij të re.

Kur Annette e pa për herë të parë Lenny-n në strehë, ai ishte mbyllur në një dhomë të veçantë sepse nuk shoqërohej mirë me macet e tjera, dhe shikimi i tij thuajse i thau zemrën.

Në fillim ai fshihej për ditë me radhë dhe nuk dëshironte të prekej, por me kohë, durim dhe kujdes, ai ndryshoi plotësisht.

Sot, Lenny është një mace i guximshëm dhe i lozonjar — madje ngjitet në pemë të larta dhe kërkon vazhdimisht afërsinë njerëzore. Transformimi i tij është i dukshëm edhe në sjellje edhe në shprehjen e fytyrës, duke treguar se ai është vërtet i lumtur në shtëpinë e re. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.