KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Man Utd në bisedime për transferimin befasues te rivali i ‘Djajve të Kuq’

Ylli i Man Utd në bisedime për transferimin befasues te rivali i ‘Djajve të Kuq’

Joshua Zirkzee mund të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, por holandezi mund të vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

25-vjeçari ende është pjesë e Manchester United, por nuk ka arritur të bindë që prej transferimit nga Bologna në vitin 2024.

Zirkzee ka shënuar vetëm 9 gola në 75 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”, ndërsa forma e tij bëri që ai të mbetej jashtë skuadrës së Holandës për Kupën e Botës.

Edhe pse e ka nisur sezonin si lojtar i Unitedit, pritet që e ardhmja e tij të jetë larg “Old Trafford”.

Sipas Fabrizio Romanos, Zirkzee ka tërhequr interesim nga disa klube italiane dhe prej kohësh është përfolur për një rikthim në Serie A. Megjithatë, tani në garë ka hyrë edhe Aston Villa.

Klubi nga Birminghami ka kontaktuar Manchester Unitedin për mundësinë e transferimit të sulmuesit holandez. Megjithatë, një lëvizje e tillë lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e Ollie Watkins.

Ëatkins është objektivi kryesor i Al-Hilalit, i cili tashmë ka bërë katër oferta për sulmuesin anglez. Oferta e fundit, prej rreth 45 milionë eurosh, është refuzuar nga Villa, por klubi saudit pritet të rikthehet me një tjetër propozim.

Nëse Watkins largohet, Aston Villa mund ta shohë Zirkzeen si një prej opsioneve për ta zëvendësuar.

Villa ka humbur disa prej lojtarëve kryesorë gjatë kësaj vere, përfshirë Morgan Rogers, Youri Tielemans, Lucas Digne dhe së fundmi Ezri Konsa, i cili u transferua te Arsenali./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.