KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dita e ndeshjeve: Sot dy përballje interesante në Superligën e Kosovës

Dita e ndeshjeve: Sot dy përballje interesante në Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy takime interesante në kuadër të javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Xhiroja e dytë e sezonit 2026/27 ka nisur të premten me një ndeshje, ku Malisheva dhe Drenica luajtën baras 1-1

Gjatë ditës së sotme janë në program për t’u zhvilluar edhe dy takime tjera, por në orare të ndryshme.

Ndeshja e parë e ditës është ajo në mes të Ballkanit dhe Vushtrrisë, e paraparë të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 16:30.

Përballja tjetër mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74 ishte paraparë gjithashtu të luhet nga ora 16:30, por tani do të luhet nën dritën e reflektorëve.

Për herë të parë në Klinë do të luhet nën drita, pasi ndeshja në stadiumin “18 Qershori” do të fillojë nga ora 19:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.