KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Selin Bollati tregon si e mban të fortë lidhjen me DJ Gimbon

Selin Bollati tregon si e mban të fortë lidhjen me DJ Gimbon

Selin Bollati ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku ka ndarë disa detaje edhe për mënyrën se si arrin të menaxhojë kohën mes angazhimeve profesionale dhe marrëdhënies në çift.

Një ndjekës e pyeti nëse është e vështirë të gjejë balancën mes punës dhe partnerit, duke shkruar: “A është e vështirë të menaxhosh kohën mes punës dhe partnerit? Unë frikësohem”.

Selin tregoi se për ta, disa faktorë e bëjnë më të lehtë këtë ekuilibër.

Foto: Instagram

Ajo përmendi fillimisht faktin se bashkëjetojnë, ndërsa një tjetër avantazh është se kanë orare të ndryshme pune.

“Gimbo punon natën, unë ditën”, shkroi ajo.

Fituesja e Big Brother theksoi gjithashtu se një nga gjërat më të rëndësishme në marrëdhënien e tyre është fakti që nuk ia vështirësojnë punën njëri-tjetrit dhe nuk kanë një marrëdhënie toksike.

Në fund, Selin ndau edhe një shprehje: “Mos lejo kurrë që një problem për t’u zgjidhur të bëhet më i rëndësishëm se një person për t’u dashur”.

Përgjigjja e saj tregon se për Selin, çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme është mirëkuptimi, respekti për angazhimet e partnerit dhe vendosja e lidhjes mbi problemet e përditshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.