KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë

Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, me bashkëpunëtorë.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se përveçse marrëdhënie të shkëlqyeshme me Turqinë, vendi ynë ka lidhje të veçantë me këtë qytet që u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë e Jugosllavisë përgjatë shekullit të kaluar.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Dy vjet pas takimit miqësor në zyrën e tij, sot pata kënaqësinë të mirëpresë në Kryeministrinë e Republikës së Kosovës kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, me bashkëpunëtorë.

Përveçse marrëdhënie të shkëlqyeshme me Turqinë, vendi ynë ka lidhje të veçantë me këtë qytet që u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë e Jugosllavisë përgjatë shekullit të kaluar.

Ndonëse asnjëherë nuk e harrojnë prejardhjen e tyre, bashkatdhetarët tanë atje janë pjesë e pandarë dhe çmuar e shoqërisë në Izmir.

Me kryetarin, Dr. Tugay, biseduam për mundësitë konkrete të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Izmirit dhe Kosovës në ekonomi, industri e ndërmarrësi, arsim e kulturë, teknologji e inovacion, sikurse edhe në bujqësi, mjedis e energji.

Krahas potencialit për investime dhe tregti, folëm për rëndësinë dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave në një sërë fushash, e veçmas në atë të shëndetësisë, mjedisit dhe të menaxhimit të mbeturinave. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.