KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtunën testohet Sistemi i Alarmit Publik në Prishtinë

Të shtunën testohet Sistemi i Alarmit Publik në Prishtinë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se të shtunën, më 22 gusht, do të testohet Sistemi i Alarmit Publik në kryeqytet.

Sipas njoftimit, testimi do të nisë në ora 12:15 dhe alarmi do të aktivizohet dy herë nga 30 sekonda, me zë të njëtrajtshëm.

“Qëllimi i këtij testimi është vetëm për t’u siguruar funksionaliteti dhe efektiviteti i pajisjeve në raste emergjente”, thuhet në njoftim.

Drejtoria ka kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen gjatë aktivizimit të alarmit, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik.

“Ju lutemi, mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.