KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni

Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të shtunë, ka lëshuar folur edhe për valën e zjarreve që ka përfshirë vendin, duke pretenduar se ato janë të qëllimshme dhe të nxitura nga interesat e ndërtimit.

I pyetur nga gazetarët nëse ato po shkaktohen për t’i hapur rrugë investimeve apo resorteve, Berisha u shpreh se pas këtyre ngjarjeve qëndron betoni.

“Në fakt, në tërësi zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim të hapin troje për beton. Nuk e di, a e morët vesh apo jo, por dy-tre net zjarri ra edhe te televizioni shtetëror, duket se edhe aty do ndërtohet ndonjë kullë dhe ajo ndërtesë duhet të zhduket. Barbari. Nuk ka dyshim se zjarret janë të diktuara nga betoni”, u shpreh Berisha, raporton euronews.al.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.